Galatasaray zyrtarizon dy “yjet” e merkatos, tifozët në ekstazë

by admin

Galatasaray ka zyrtarizuar këtë të hënë dy afrimet e mëdha të kësaj merkatoje verore: Dries Mertens dhe Lucas Torreira.

“Nënshkruan Dries Mertens. Duke luajtur për Napolin në Serinë A, për nëntë vjet, “ylli” belg ka skalitur emrin e tij në histori si golashënuesi më i mirë i klubit italian, duke kaluar legjendën Diego Armando Maradona me 148 gola dhe 47 asistime në 397 ndeshje. Mirë se vjen Mertens dhe suksese me fanellën e verdhekuqe”, shkruhet në faqen e klubit turk.

“Galatasaray njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe Arsenalin për transferimin e futbollistit profesionist, Lucas Sebastian Torreira Di Pascua. Ne e mirëpresim Lucasin te Galatasaray dhe i urojmë atij suksese me fanellën verdhekuqe”, raporton më tej në njoftimin për shtypin.


Top Channel

You may also like