FUTBOLL – Thomas Tuchel trajneri ri i kombëtares angleze

by admin
Spread the love

LONDËR, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Thomas Tuchel është emëruar trajner i kombëtares angleze, ka bërë të ditur Federata Angleze e Futbollit.

Ish-trajneri gjerman i ”Chelsea”, ”Paris Saint-Germain” dhe ”Bayern Munich” është i treti trajner joanglez që mban postin pas Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capellos.

>

“Jam shumë krenar që kam nderin të drejtoj ekipin e Anglisë. Kam ndjerë gjithmonë një lidhje personale me këtë vend dhe kjo më ka dhënë tashmë disa momente të pabesueshme”, theksoi Tuchel.

”Të kesh mundësinë për të përfaqësuar Anglinë është një privilegj i madh dhe mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të veçantë dhe të talentuar është shumë emocionuese”, theksoi 51-vjeçari, i cili do të ndihmohet nga trajneri i Anglisë, Anthony Barry.

Tuchel do të marrë postin më 1 janar përpara fushatës kualifikuese për Kupën e Botës 2026./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like