Futboll, caktohen zyrtarët e dueleve të Superligës

by admin
Spread the love

Të enjten në zyrat e Federtës së Futbollit të Kosovës (FFK), është tërhequr shorti për zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Arbitri Valon Bajgora do të jetë kryesori në duelin Feronikeli ’74 – Ferizaj që luhet të premten prej orës 13:00.

Bajgora do të asistohet nga Lumturie Muhadri e Bajram Kabashi, ndërsa Gramos Shala do të jetë gjyqtar i katërt.

Ilir Mehmeti është gjyqtar kryesor në duelin Dukagjini – Ballkani, ku do të asistohet nga Bujar Selimaj e Fatlum Jashari derisa Lirim Jashari do të jetë i katërti.

>

Kjo ndeshje luhet të shtunën, sikurse edhe dueli Gjilani – Llapi, në të cilin gjyqtar kryesor është caktuar Dardan Çaka.

Asistentë të Çakës do të jenë Fatlum Berisha e Drilon Rexhepi, ndërsa gjyqtar i katërt është Vigan Ibërdemaj.

Vigan Kastrati si kryesor me asistentët Arbnor Bullatovci e Hekuran Osmani asistentë dhe gjyqtarin e katërt, Mentor Ajeti do të kujdesen për përballjen Suhareka – Prishtina, që luhet të dielën.

Të dielën, luhet edhe Malisheva – Drita, me zyrtarët Erdall Zasellën kryesor, Besnik Morinën e Enis Bejtullahun asistentë dhe Egzon Dakajn si gjyqtar i katërt.

You may also like