“Ftohtë e nxehtë” po rikthehet me një sezon tjetër në RTV21

by admin
Spread the love

Ftohtë, nxehtë, e plotë ngjyra e atmosferë, ka qenë sezoni i parë i emisionit që të tillë e mban emrin “Ftohtë e nxehtë” 🥶🔥. E, një sezon tjetër akoma më premtues, do nis së shpejti transmetimin çdo të diel në RTV21.

Me një tjetër magji, me një tjetër spektakël, “Ftohtë e nxehtë” po rikthehet nën moderimin e Granit Miftarit, për të sjell te ju, atë që karakterizon ditën e diel, e që është relaksi dhe zbavitja.

Mysafirë të ndryshëm, lojëra e ballafaqim me anën tjetër të tyre dhe kronikat interesante, do jenë vetëm disa nga perlat e ‘Ftohtë e nxehtë’, që do iu mbajë të mbërthyer pas ekranit.

SHIHEMI SË SHPEJTI 🤫🫡

You may also like