FRANCË – Barnier formon qeverinë disa javë pas zgjedhjeve të parakohshme

by admin
Spread the love

PARIS, 19 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri i ri  francez, Michel Barnier ka përfunduar detyrën e vështirë të formimit të qeverisë dhe pritet t’i prezantojë përbërjen e kabinetit të ardhshëm presidentit Emmanuel Macron këtë mbrëmje.

Peizazhi politik në Francë mbetet i paqëndrueshëm pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare rreth dy muaj e gjysmë më parë, të cilat nuk arritën një shumicë të qartë ose koalicion të aftë për të formuar një qeveri.

Macron emëroi Barnier, një ish-komisioner i BE-së, si kryeministër dy javë më parë me plane për të paraqitur një kabinet të ri këtë javë.

Barnier zhvilloi konsultime me përfaqësuesit kryesorë të partive nga forcat qendrore të Macron dhe konservatorët, ndërsa pret mbështetjen e tyre për një qeveri të ardhshme.

“Gjatë takimit, ku mori pjesë edhe paraardhësi i Barnier, Gabriel Attal, u prezantua arkitektura dhe bilanci i qeverisë së ardhshme”, sipas qeverisë.

Aleanca centriste e Macron doli e dyta në zgjedhje, pas aleancës së Frontit të Ri Popullor (NFP) të krahut të majtë, e cila përbëhet nga e majta e fortë France Unbowed, socialistët, komunistët dhe të gjelbërit.

Qeveria e re pritet të prezantohet publikisht nesër. Është ende e paqartë se deri në çfarë mase Barnier do të plotësojë postet ministrore me kandidatë nga kampi i krahut të majtë.

NFP fillimisht kishte refuzuar të merrte pjesë në formimin e qeverisë, pasi Macron refuzoi të emëronte kandidatin e vet si kryeministër dhe zgjodhi konservatorin Barnier për të formuar qeverinë e re. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like