Prej disa ditësh, Kiara Tito është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP dhe tashmë po kalon kohën me të dashurit e saj që i kanë munguar. Mirëpo, duket se Big Brother i ka dhënë edhe më shumë famë moderatores së re, e cila ka marrë pafund dhurata pas daljes së saj nga fansat që vazhdojnë dhe e mbështesin.
Nga ana tjetër. Kiara Tito vazhdon të jetë mbështetetje për Luizin, si në çdo dalje televizive ashtu edhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka postuar në Instastory një video të tij, duke qëndruar vetëm jashtë në shi dhe ka shkruar një shprehje motivuese dhe përkrahëse ndaj të dashurit të saj.
‘Forca, edhe pak ka ngel’- shkruan moderatorja krahas videos së postuar në rrjetet e saj sociale, ku Luizi flet për momentin kur të gjithë i kishin kthyer shpinën dhe ishin kundër tij dhe dronin e parë që ka ardhur për të në shtëpinë e Big Brother VIP.
Gjithashtu, ish-banorja ka postuar në Instastory edhe disa trëndafila të kuq dhe të gjithë ishin mjaft kurioz të dinin se kush ia dhuroi. Këtë Kiara e ka treguar më pas me disa postime të tjera, ku ka treguar edhe disa buqeta të tjera me lule dhe zbuloi se ishin nga disa fanse të saj.