Fonseka për situatën e Milanit: Mundemi të rritemi, të gjithë përgjegjës

by admin
Spread the love

Me katër penallti në favor, Milani është ekipi që së bashku me Atalantën është shpërblyer më shumë herë nga pika e bardhë, por po aq e vërtetë që kuqezinjtë lënë për të dëshiruar në shënjestër. Për këtë aspekt, por edhe shumë të tjerë, Paulo Fonseka ka folur në një intervistë për klubin.

Çfarë shije ju la humbja në Firence? Të keqe pa dyshim. Mungoi agresivitet dhe shumë përbërës të tjerë, sidomos në pjesën e parë. Goli i parë i pësuar erdhi për shkak të mungesës së vëmendje. Në pjesën e dytë, megjithatë, ishim diçka më mirë, krijuam më tepër, por kur humb dy penallti është e vështirë të fitosh. Mëkat sepse kishim shanse për të marrë tri pikët.

Folët me djemtë për goditësin e penalltive? Është një detyrë që ia kemi caktuar Pulisiçit dhe ua përsërita djemve edhe në pushim të ndeshjes në Firence. Nuk e di përse nuk u ndoq rregulli, por jam i bindur se diçka e tillë nuk do të ndodhë më.

Përse po bëni kaq pak rrotacion? Kishim katër ditë për t’u rikuperuar nga lodhja e Champions-it. E kam thënë se kjo ishte një kohë kur nevojitej vazhdimësi. Një studim i UEFA-s tha se skuadrat që ndryshojnë më pak fitojnë më shumë. Kishim pushuar katër ditë dhe kështu bëra ato zgjedhje.

Çfarë ju pëlqeu më pak në Firence? Kishte shumë nervozizëm, shumicën e të cilit e shkaktoi arbitri. Nuk ka lidhje me penalltitë pro apo kundër, por nuk më pëlqyen ndërhyrjet që ulën ritmin dhe ndikuan në psikikën e futbollistëve. Duhet të jemi më të qetë, por pas ndalesë do të kemi mundësi dhe kohë për të përmirësuar shumë aspekte që nuk kanë shkuar siç duhej në këto muaj të parë.

Si e shpjegoni rënien e rendimentit pas suksesit në derbi që u duk se dha një shtysë të rëndësishme? Në Itali kur fiton ke bërë një lojë të mrekullueshme. Kur nuk shënon apo nuk fiton befas bëhesh skuadra më e keqe në botë, ashtu si unë më pas cilësohem si trajneri më i keq. E di si janë gjërat, por nuk mund të jem i tillë.

Ndalesa për kombëtaret po ushqen edhe zërat për largimin tuaj… Nuk e kam aspak problem. Thashethemet e zëra janë pjesë e punës, por unë nuk i kam kushtuar kurrë rëndësi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like