Paulo Fonseca, sipas indikacioneve të seancës së fundit stërvitore, është gati të paraqitet në Monza, në një sfidë shumë, shumë delikate, ende pa Rafa Leaon në formacionin titullar.
Në vend të portugezit u provua sërish Okafor. Në krahun e majtë do të rikthehet Theo Hernandez, i cili la pas pezullimin prej dy ndeshjesh.
Edhe pse situata e Milanit kërkon kujdes, trajneri portugez nuk heq dorë nga ideja e tij, edhe pse ka presion nga tifozët për aktivizimin e Leaos nga minuta e parë.
Për pjesën tjetër, formacioni do të jetë pak a shumë i zakonshmi: Maignan në portë; Emerson Royal, Tomori, Pavlovic (Gabbia është ende i dëmtuar) dhe Theo në mbrojtje; Reijnders me Fofanën në mes të fushës; Chukuweze në të djathtë dhe Pulisic lëviz pas shpinës së Moratas.
E sigurt është se ndeshjet jashtë me Monzan dhe Cagliarin duket se do të jenë si lakmus për punën e Fonsecas, i cili, ndonëse i përkrahur nga klubi, e di mirë se nuk mund ta konsiderojë veten të paprekshëm dhe se duhet të marrë pikët maksimale, pas problemeve me rezultatet e tetorit.
Formacionet e mundshme të Monza – Milan