Fonseca: Me Napolin, ndeshje e madhe, jemi penalizuar nga shtyrja e takimit e Bolognan

by admin
Spread the love

Një ditë para ndeshjes ndaj Napolit, trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli në konferencën për shtypin për ndeshjen e madhe ndaj të kaltërve.

 “Me Napolin është gjithmonë një ndeshje shumë e madhe. Skuadër e fortë, siç e tregon renditja, me një trajner shumë të fortë.  Ata janë në formë të mirë, po fitojnë, janë në vendin e parë dhe shumë të motivuar. Edhe ne jemi të motivuar.”

Shtyrja e ndeshjes me Bolognan: “Ishte e vështirë ta menaxhonim këtë moment. Një ditë para ndeshjes nuk e dinim nëse do po luanim apo jo, mund të kishim bërë një stërvitje tjetër… Ne donim të luanim. U penalizuam shumë nga shtyrja”.

>

Mungesat e rëndësishme: “Ne donim të luanim me Bolognan, sepse tani, kundër Napolit, do të jemi pa dy lojtarë të rëndësishëm të pezulluar. Më pas, skuadra u stërvit mirë dhe unë kam besim te të gjithë lojtarët, përfshirë ata që do të luajnë në pozicionin e Theos dhe Reijnders. Nuk ka ndryshuar asgjë në Camarda: ai gjithmonë punon mirë dhe ajo që mendoj për të u konfirmua, domethënë se ai është një lojtar me një të ardhme të madhe.”

You may also like