FOKUS – Zelensky do të takohet me Biden, Harris dhe Trump në SHBA javën e ardhshme

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 19 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të presë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, tha sot administrata në Uashington.

Zelensky ka planifikuar të takohet me Biden të enjten javën e ardhshme, ndërsa do të zhvillojë gjithashtu bisedime të veçanta me zëvendëspresidenten e SHBA-së dhe kandidaten demokrate për presidente, Kamala Harris.

Zyra e Zelensky gjithashtu njoftoi udhëtimin e planifikuar të enjten.

Zelensky fillimisht ka planifikuar t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork dhe të zhvillojë bisedime.

Përveç takimit me Biden dhe Harris në Uashington, ai pritet të takohet edhe me anëtarët e Kongresit, si dhe me kandidatin republikan për president Donald Trump, i cili do të përballet me Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Detajet rreth takimit të planifikuar me Trump fillimisht nuk ishin të disponueshme.

Zelensky gjithashtu dëshiron të takohet me përfaqësues të kompanive amerikane të prodhimit të armëve dhe të energjisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like