FOKUS – WSJ: Trump kryeson sondazhet kundrejt Harris

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Më pak se dy javë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, Donald Trump kalon Kamala Harris në nivel kombëtar, në sondazhin e fundit të ”Wall Street Journal”.

Sipas tij, Trump kryeson me 47% nga 45% për Harris, ndërsa në gusht ishte kandidatja demokrate ajo që kishte një avantazh prej dy pikësh (që mbetet gjithmonë brenda kufirit të gabimit).

Sondazhi tregon se votuesit adoptuan një pikëpamje më pozitive për programin e manjatit dhe performancat e kaluara dhe një pikëpamje më negative për zëvendëspresidenten.

Sipas WSJ një ”breshëri” publiciteti negativ në fushatë dhe performancat e vetë kandidatëve kanë minuar disa nga përshtypjet pozitive për Harris që votuesit krijuan pasi ajo zëvendësoi presidentin Biden si kandidate e Shtëpisë së Bardhë.

>

Për më tepër, votuesit i japin Kamalës vlerësimin më të keq si zëvendëspresidente në tre herë që WSJ ka raportuar për të që nga korriku, me 42% që e miratojnë dhe 54% nuk ​​e miratojnë performancën e saj.

Në të kundërt, pikëpamjet e Trumpit janë bërë më të prekshme.

Votuesit e kujtojnë kohën e tij si president më pozitivisht se në çdo kohë këtë cikël zgjedhor, me 52% që e miratojnë dhe 48% që nuk ​​e miratojnë performancën e tij në detyrë, një vlerësim pozitiv prej 4 pikësh që është në kontrast me vlerësimin negativ prej 12 pikësh për Harris.

Për më tepër, votuesit i japin Trumpit një epërsi solide në shumicën e rasteve kur pyeten për programet dhe politikat e kandidatëve./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like