FOKUS – WMO: Rënia e nivelit të lumenjve më e madhja e 30 viteve të fundit

by admin
Spread the love

GJENEVË, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Lumenjtë në mbarë botën kishin më pak ujë në vitin 2023 se sa në 30 vitet e fundit, sipas një raporti të agjencisë së motit të Kombeve të Bashkuara.

Raporti, i publikuar të dielën nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), tha se nivelet globale të ujit gjatë pesë viteve të fundit kanë qenë shumë nën mesataren afatgjatë.

Rënia e nivelit të ujit është shkaktuar nga ndryshimi i klimës, i përkeqësuar edhe nga fenomeni i motit El Ninjo, i cili ndodh natyrshëm çdo disa vjet dhe ndikon në reshjet në mbarë botën.

‘’Viti i kaluar ishte më i ngrohti i regjistruar dhe akullnajat humbën më shumë akull sesa në 50 vitet e fundit’’, thuhet në raport.

Sipas WMO, nivelet e ujit ishin nën mesataren afatgjatë në pellgun e Misisipit në Shtetet e Bashkuara, në pellgun e Amazonës në Amerikën e Jugut dhe në pellgjet e lumenjve Ganges, Brahmaputra dhe Mekong në Azi, si dhe në lumenj të tjerë në Afrika Lindore, Zelanda e Re veriore, Filipinet dhe Evropa Veriore.

“Uji është kanarina në minierën e qymyrit të ndryshimeve klimatike”, theksoi sekretarja e përgjithshme e WMO-së, Celeste Saulo, duke iu referuar traditës së lashtë të futjes së një kanarine në një minierë, sepse këta zogj humbasin vetëdijen duke vepruar si alarm zgjimi për vdekjen potenciale të niveleve të monoksidit të karbonit në minierë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like