FOKUS – WJS: Konflikti në Ukrainë ka arritur një milion viktima, nga të dyja frontet

by admin
Spread the love

NJU JORK, 20 shtator /ATSH/ – Konflikti në Ukrainë ka arritur një milion viktima, duke përfshirë të vdekurit dhe të plagosurit në të dy frontet, shkruan corriere della sera.it.

Vlerësimi i fundit për viktimat e dy viteve e gjysmë të kësaj lufte vjen nga Wall Street Journal.

Ky është një vlerësim sepse të dhënat zyrtare konsiderohen sekret shtetëror. Rusia dhe Ukraina refuzojnë të publikojnë numrat dhe madje edhe kur kanë publikuar shifra, ato janë dukur jo të besueshme. Për këtë arsye, llogaritja e kostos njerëzore të konfliktit në zemër të Evropës nuk është e lehtë.

Gazeta amerikane kishte akses në një vlerësim konfidencial të bërë nga Kievi në fillim të vitit 2024, i cili tregonte 80 000 ushtarë ukrainas të vdekur dhe 400,000 të plagosur.

Një shifër shumë më e lartë se ajo e paraqitur nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili në shkurt foli për 31,000 ushtarë të rënë, pa zbuluar numrin e të plagosurve. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like