FOKUS – Vritet zyrtari i lartë i Hezbollahut në sulmin izraelit në Bejrut

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 20 shtator /ATSH-DPA/- Ibrahim Aqil, një anëtar themelues i milicisë libaneze të Hezbollahut, është vrarë në sulmin ajror izraelit në Bejrut, tha sot zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

Aqil ishte një zyrtar i rangut të lartë në krahun ushtarak të organizatës shiite pro-iraniane. Hezbollahu nuk e ka konfirmuar vdekjen e Aqil.

Anëtarë të tjerë të forcës elitare të Hezbollahut Radwan thuhet se u vranë gjithashtu në sulm. Hagari nuk ka dhënë detaje të tjera. Hezbollahu nuk ka komentuar fillimisht.

Ministria libaneze e Shëndetësisë tha sot se të paktën tetë persona ishin vrarë dhe 59 të tjerë ishin plagosur në një sulm izraelit në Bejrut. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFundjava britanike “zbarkon” -out of schedule- në arkivin e ish-Sigurimit
Artikulli tjetërMEKI çel konkursin për drejtorin e Cirkut Kombëtar


You may also like