FOKUS – Von der Leyen në tur ballkanik, takimi i parë me Edi Ramën

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 18 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po përgatitet për një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor, javën e ardhshme, ku do të vizitojë gjashtë vende.

Të mërkurën ajo do të ndalet në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në përurimin e kampusit të Kolegjit të Evropës.

Të enjten do të takohet me presidentin Bajram Begaj, dhe më pas do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në zonat e përmbytura në Bosnjë-Hercegovinë.

>

Të premten, ajo do të udhëtojë në Serbi për të vazhduar takimet politike dhe institucionale, ndërsa do të përmbyllë turin të shtunën duke vizituar Kosovën dhe Malin e Zi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakGati qendra rinore në Librazhd, Muzhaqi: Hapësirë ku idetë e të rinjve do të lulëzojnë


You may also like