FOKUS – Ukraina zgjat mobilizimin dhe ligjin ushtarak deri në mes të majit ​

by admin



KIEV, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Parlamenti ukrainas ka zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin e vendosur pas pushtimit rus në shkallë të gjerë me 90 ditë të tjera ose deri në mes të majit.

“Një shumicë prej dy të tretash votoi në favor të të dy projektligjeve të paraqitura nga presidenti Volodymyr Zelensky”, thanë disa anëtarë të parlamentit.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale janë pezulluar gjithashtu.

Ukraina ka luftuar kundër pushtimit të plotë rus për gati dy vjet.

Ligji ushtarak i jep ushtrisë më shumë të drejta. Burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç që kanë të drejtë për shërbimin ushtarak lejohen të largohen nga vendi vetëm në raste të jashtëzakonshme.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPrezenca e OSBE: Të gatshëm të mbështesim më tej Gjykatën Kushtetuese
Artikulli tjetërCDP-Këshilli Ekonomik Kombëtar: Marrëveshja e nënshkruar për të nxitur rritjen e qëndrueshme në Shqipëri


You may also like