
KIEV, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Autoritetet ukrainase kanë mbyllur qytetin e Khersonit dhe zonën përreth në jug të vendit për të huajt, pas vdekjes së dy punonjësve francezë të një organizate joqeveritare (OJQ) nga sulmet ruse.
“Masa vlen për anëtarët e misioneve diplomatike, si dhe punonjësit e organizatave ndërkombëtare të ndihmës”, njoftoi administrata ushtarake rajonale në Telegram.
“Në kohë lufte, askush nuk mund të garantojë sigurinë, por ne duhet të sigurojmë jetën e njerëzve në vendet e armiqësive aktive”, thuhet në deklaratë.
Dy shtetasit francezë u vranë të enjten në një sulm artilerie ruse në fshatin Beryslav. Tre shtetas të tjerë francezë dhe një ukrainas u plagosën gjatë sulmit.//a.i/