FOKUS – Stoltenberg merr postin e kreut të Konferencës së Sigurisë të Mynihut

by admin
Spread the love

MYNIH, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm në largim i aleancës ushtarake të NATO-s, është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politikën e sigurisë.

Ai pritet të marrë detyrën nga drejtori aktual Christoph Heusgen pas konferencës së radhës në shkurt.

Emërimi u raportua gjerësisht disa javë më parë dhe tashmë është konfirmuar zyrtarisht.

“Unë ia kam kushtuar gjithë jetën time politike paqeruajtjes. Është një nder i madh për mua që të shërbej si president i Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe të jap një kontribut në misionin e saj paqe përmes dialogut’”, theksoi Stoltenberg në një deklaratë.

Ai do të largohet nga posti i tij si shefi i NATO-s në tetor pas 10 vitesh në këtë rol, gjatë të cilit ishte i ftuar i rregullt në konferencë.

Konferenca e Sigurisë së Mynihut u themelua në vitin 1963.

Çdo shkurt, krerët e shteteve dhe kryeministrat, ministra, ekspertë ushtarakë dhe përfaqësues të industrisë së armëve mblidhen në kryeqytetin bavarez në Gjermaninë jugore për të diskutuar çështjet e politikës së sigurisë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like