FOKUS – Për anketuesit më të mirë në botë fiton Harris

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një nga anketuesit më të mirë në botë, Nate Silver ka publikuar parashikimin e tij të fundit për zgjedhjet, me një favorit të ri për të fituar, edhe nëse gara mbetet kokë e kokë.

Sipas tij, Kamala Harris, bazuar në 80 000 simulime, tani ka një shans 50% për të fituar Kolegjin Elektoral kundrejt 49,6% të Donald Trump.

>

Zëvendëspresidentja do të marrë 271 zgjedhës të mëdhenj, ndërsa manjati 267.

Edhe një nga kompanitë më të mira në botë të sondazheve ”FiveThirtyEight” ka publikuar parashikimin e saj përfundimtar duke i dhënë Harris avantazhin më të vogël me një shans 50% për fitore kundrejt 49% të Trump.

Ndërkaq, anketuesi tjetër i njohur Allan Lichtman, i cili ka parashikuar nëntë nga 10 zgjedhjet e fundit, konfirmoi parashikimin e tij: Kamala Harris fiton./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like