FOKUS – Opozita italiane kritikon marrëveshjen për migrantët

by admin
Spread the love

ROMË, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Një delegacion parlamentar i opozitës ka mbërritur sot në Shqipëri, ku mes tyre ishin Paolo Ciani i Partisë Demokrate italiane dhe sekretari i partisë ”Piu Europa”, Riccardo Magi.

”Sot do të vizitoj me disa kolegë qendrat italiane në Shqipëri, ku u sollën emigrantët e parë”, shkroi Ciani në X.

”Sapo mbërrita në Shqipëri me kolegët parlamentarë Paolo Ciani dhe Rachele Scarpa për një inspektimi të qendrave të hapura nga qeveria në Shqipëri. Një turp italian, europian, guxoj të them pa asnjë vlerë”, shkroi ndërkohë Magi në X.

>

Ndërkohë, ish-kryeministri italian Matteo Renzi deklaroi se anija që dërgoi emigrantët në Shqipëri ishte ”trageti më i padobishëm dhe më i shtrenjtë në histori”.

”Në Shqipëri është hapur një qendër për emigrantët që do t’u kushtojnë qytetarëve italianë një miliard euro. Këto para mund të shkonin për karabinierët, mund të shkonin për të punësuarit për sigurinë, për listat e pritjes së kujdesit shëndetësor apo për paqëndrueshmërinë hidrogjeologjike. Jo. Ne shpenzuam një miliard euro në plehra vetëm sepse Meloni duhej të bënte fushatë elektorale”, thotë Renzi.

”ka një aktvendim nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian i cili sqaron se nuk mund të riatdhesoni emigrantët duke e konsideruar një vend si të sigurt edhe nëse vetëm në një një pjesë e territorit të saj nuk është e sigurt”, deklaroi ndërkohë sekretarja e Partisë Demokrate, Elly Schlein./  a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like