FOKUS – OKB: Kushtet në Liban po përkeqësohen me shpejtësi alarmante

by admin
Spread the love

NJU JORK, 9 tetor /ATSH-ANSA/ – Kombet e Bashkuara paralajmëruan se kriza humanitare në Liban po përkeqësohet për shkak të ofensivës izraelite.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se kushtet po “përkeqësoheshin në një shkallë alarmante”.

”Bombardimet e pandërprera po shtojnë vuajtjet e popullatave të cenueshme”, shtoi organizata.

”Më shumë se 30 sulme ajrore goditën kryeqytetin Bejrut vetëm të dielën duke i frikësuar banorët dhe duke detyruar zhvendosjen e mëtejshme nga zonat me popullsi të dendur”, theksoi OCHA.

Në vitin që nga sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit, më shumë se 600 000 njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Liban sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, me 80% të 978 strehimoreve kolektive tashmë të mbushura.

Tre të katërtat e strehëzave janë ndërtesa shkollore të konvertuara.

Fillimi i vitit shkollor tashmë është shtyrë për në nëntor për shkak të luftimeve.

Sipas të dhënave të UNICEF-it, rreth 350 000 fëmijë janë zhvendosur gjatë konfliktit në Liban./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like