FOKUS – Një terapi gjenetike kundër obezitetit shndërron yndyrat e këqija në të mira

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 16 tetor /ATSH/ – Një terapi gjenetike e sapozbuluar konverton yndyrat e këqija në ato që janë më të mira për shëndetin, si dhe zbut mosfunksionimin metabolik, plakjen e parakohshme të qelizave dhe mbrojtjen e kockave që suportojnë peshën e tepërt, shkruan focus.it.

Kjo terapi gjenetike u zhvillua nga grupi kërkimor i udhëhequr nga Universiteti Amerikan i Uashingtonit, i cili përdor një virus të çaktivizuar për të transportuar kopje shtesë të gjenit yndyrë-1 në qeliza, i cili kryen pikërisht këto detyra.

Terapia, e përshkruar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara, PNAS, është testuar me rezultate të mira te minjtë, duke hapur terapi kundër obezitetit që synojnë veçanërisht fëmijët.

>

“Vëmë re se obeziteti shkakton plakje të shpejtë të gjunjve te pacientët. Dieta moderne, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, priret të jetë e lartë në yndyra Omega-6 dhe e ulët në Omega-3, gjë që mund të çojë në një çekuilibër, veçanërisht te fëmijët. Terapia gjenetike që kemi zhvilluar konverton automatikisht Omega-6 në Omega-3 duke transformuar në mënyrë efektive yndyrat e këqija në yndyRa të mira’’, thekson Farshid Guilak, koordinor i studimit.

Marrëdhënia midis Omega-6 dhe Omega-3, dy familje të yndyrave të pangopura, është e rëndësishme sepse, ndërsa Omega-3 ka gjithmonë një funksion antiinflamator, ndërsa Omega-6 në vend të kësaj nxisin inflamacionin.

Prandaj, ekuilibri i duhur midis dy llojeve të yndyrave është i nevojshëm për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin, diabetin dhe artritin.

Studiuesit zbuluan, në fakt, se një administrim i vetëm i terapisë tek minjtë obezë është në gjendje të reduktojë ndjeshëm efektet e një diete të pabalancuar, duke zbutur gjithashtu plakjen e parakohshme./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like