FOKUS – NATO paralajmëron Moskën dhe Phenianin kundër përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi Phenianin dhe Moskën kundër dërgimit të ushtarëve të Koresë së Veriut për të luftuar në Ukrainë.

”Dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut për të luftuar me Rusinë në Korenë e Veriut do të shënonte një përshkallëzim të rëndësishëm”, tha Rutte në X pas bisedimeve me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.

”Të dy folëm për marrëdhëniet e ngushta midis Koresë së Jugut dhe aleancës ushtarake perëndimore”, tha Rutte, duke theksuar bashkëpunimin e tyre në ”industrinë e mbrojtjes dhe sigurinë e tyre të ndërlidhur”.

>

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon e përshkroi bashkëpunimin e Koresë së Veriut me Rusinë si ”një kërcënim serioz për sigurinë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për komunitetin ndërkombëtar”.

Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) akuzoi ushtrinë e Koresë së Veriut se tashmë ka dërguar rreth 1 500 ushtarë në Rusi për stërvitje përpara dislokimit të tyre të planifikuar në Ukrainë.

Në total, agjencia tha se Koreja e Veriut ka vendosur të dërgojë rreth 12 000 trupa për të ofruar mbështetje për Rusinë, duke përfshirë njësitë speciale./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like