FOKUS – NATO fillon manovrat vjetore të parandalimit bërthamor ”Stadfast Noon”

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 14 tetor /ATSH-DPA/ – NATO ka filluar manovrat e saj vjetore bërthamore, me rreth 2 000 trupa nga tetë baza ajrore që do të marrin pjesë gjatë dy javëve të ardhshme.

”Steadfast Noon” do të përfshijë 60 avionë që do të marrin pjesë në fluturimet stërvitore mbi Evropën Perëndimore.

Ata janë avionë luftarakë të aftë për të bartur bomba bërthamore amerikane të stacionuara në Evropë dhe bombardues me rreze të gjatë, si dhe aeroplanë vëzhgimi dhe furnizimi me karburant.

”Asnjë nga stërvitjet nuk do të përfshijë armë të vërteta” deklaroi NATO.

Stërvitja e këtij viti do të zhvillohet në bazat ajrore në Belgjikë dhe Holandë, si dhe në hapësirën ajrore mbi Britani, Danimarkë dhe Detin e Veriut.

Avionët pjesëmarrës vijnë nga gjithsej 13 vende të Aleancës.

NATO theksoi se ‘‘Steadfast Noon’ është një aktivitet trajnimi rutinë dhe i përsëritur dhe jo një përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës’’.

Megjithatë, synohet t’i dërgohet një sinjal i qartë Moskës se ‘’NATO është e gatshme të mbrohet me armë bërthamore nëse është e nevojshme’’.

“Parandalimi bërthamor është gur themeli i sigurisë aleate. ‘Steadfast Noon’ është një test i rëndësishëm i parandalimit bërthamor të aleancës dhe i dërgon një mesazh të qartë çdo kundërshtari: NATO do të mbrojë dhe mbrojë të gjithë aleatët”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like