FOKUS – Më shumë se gjysma e spanjollëve mbështesin qendrat e emigrantëve jashtë vendit

by admin
Spread the love

MADRID, 24 tetor /ATSH-ANSA/ – Më shumë se gjysma e spanjollëve do të mbështesnin dërgimin e emigrantëve në qendrat e grumbullimit në vendet e treta jo të BE-së duke ndjekur shembullin e fundit të Italisë në Shqipëri.

Të paktën gjashtë në 10 spanjollë besojnë se qeveria qendrore është shumë lejuese në lidhje me hyrjen e emigrantëve në vend.

Kjo është ajo që del nga një sondazh i kryer nga kompania e anketimit ”Dym”, e publikuar sot në ”20minutos” online.

Në veçanti, 55,7% e të intervistuarve e vlerësuan adekuate që autoritetet të dërgojnë emigrantë të parregullt në një qendër jashtë vendit derisa të merret një vendim për hyrjen e tyre në BE ose riatdhesimin.

>

Vetëm 27,8% e konsideruan një iniciativë të tillë si të papërshtatshme dhe 16,5% nuk ​​dinin si të përgjigjeshin.

Votuesit e Partisë Popullore konservatore dhe partisë së ekstremit të djathtë ”Vox” janë ata që do ta mbështesnin më shumë nismën, përkatësisht 67,5% dhe 73,3%.

Por edhe mes votuesve të Partisë Socialiste dhe bashkimit të majtë ”Sumar”, mbizotërojnë ata që janë pro masës së mundshme, përkatësisht me 51% dhe 40,5%.

Anketa u krye midis 16 dhe 18 tetorit në një kampion prej 1 000 intervistash në internet me njerëz mbi 18 vjeç, përfaqësues të popullsisë spanjolle për sa i përket gjinisë, moshës dhe profesionit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like