FOKUS – Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Esper: Irani nuk dëshiron një luftë më të gjerë, pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 2 tetor /ATSH/ – Irani nuk dëshiron një luftë më të gjerë, pas sulmit të tij të paprecedentë ndaj Izraelit, tha për CNN ish-sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Mark Esper, sipas BBC.

“Unë mendoj se në këtë pikë ata e kanë kuptuar se me siguri nuk mund ta fitojnë atë”, tha Esper, tashmë një analist i CNN.

”Izraeli është zotuar se do të kundërpërgjigjet ndaj sulmit të Iranit. Por, edhe pasi Izraeli të përgjigjet – gjë që mund ta bëjë duke goditur objektivat ushtarake ose ekonomike iraniane – reagimi i Iranit ka të ngjarë të jetë i kufizuar”, tha Esper për Kaitlan Collins të CNN.

”Pas sulmit të tij të fundit raketor, i cili u kap kryesisht nga Izraeli dhe aleatët e tij, Irani ka dëshmuar se aftësitë e tij ushtarake janë të kufizuara”, tha ai.

“Nuk e di se çfarë i ka mbetur Iranit për t’u përgjigjur. Grupet e tyre përfaqësuese janë shkatërruar”, shtoi ai, duke iu referuar Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Gaza./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like