FOKUS – Irani mbyll hapësirën ajrore mbi Teheran pas sulmit me raketa ndaj Izraelit

by admin
Spread the love

TEHERAN, 1 tetor /ATSH-DPA/- Irani ka mbyllur hapësirën ajrore mbi Teheran pasi lëshoi ​​një breshëri raketash në Izrael sot në mbrëmje.

“Fluturimet në aeroportin e kryeqytetit janë anuluar deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës”, njoftoi sot në mbrëmje agjencia e lajmeve ISNA, duke cituar një zëdhënës të aeroportit.

“Sulmi i Iranit ishte në hakmarrje për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hezbollahut”, tha një zyrtar.

I ashtuquajturi bosht i rezistencës i Iranit është një rrjet grupesh aleate të Iranit që përfshin organizatën palestineze Hamas, Hezbollahun dhe Houthis, në Jemen.

Sulmi erdhi disa orë pasi IDF-ja nisi një operacion tokësor “të kufizuar, të lokalizuar” kundër objektivave të Hezbollahut, në Libanin jugor.

Pas disa muajsh përleshjesh ndërkufitare midis forcave izraelite dhe Hezbollahut, i cili thotë se vepron në solidaritet me Hamasin në Gazë, Izraeli filloi një fushatë ajrore intensive për të goditur objektivat e Hezbollahut në të gjithë Libanin, javën e kaluar.

Përshkallëzimi i vazhdueshëm ka rritur frikën se rajoni është në prag të një lufte gjithëpërfshirëse rajonale. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like