FOKUS – Hamasi konfirmon vdekjen e komandantit në sulmin izraelit në Liban

by admin
Spread the love



BEJRUT, 5 tetor /ATSH-DPA/- Grupi militant palestinez Hamas konfirmoi sot vdekjen e një komandanti tjetër në Liban.

“Saeed Atallah Ali u vra gjatë një sulmi izraelit, në kampin e refugjatëve Beddawi rreth 5 kilometra në veri të qytetit port të Tripolit”, tha Hamasi.

Agjencia libaneze e lajmeve NNA raportoi se bashkëshortja dhe dy fëmijët e Aliut u vranë gjithashtu gjatë sulmit.

Burimet libaneze të sigurisë raportuan më herët se një dron kishte goditur një apartament në një kamp refugjatësh palestinezë pranë Tripolit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakVlorë, përmirësohet me 85% situata e furnizimit me energji elektrike
Artikulli tjetër23 oficerë përfundojnë kursin e 7-të të Hetimit të Krimit nga ICITAP


You may also like