FOKUS – Çmimi i arit arrin rekord të ri

by admin
Spread the love



LONDËR, 30 tetor /ATSH-AA/ – Çmimi i arit arriti rekord të ri sot, teksa një ons u tregtua për afro 2 790 dollarë mes pasigurive rreth zgjedhjeve të ardhshme në SHBA më 5 nëntor.

Dje, ari arriti dhe tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 2 771 dollarësh për ons dhe po tregtohej sot për 2 785 dollarë.

Duke filluar vitin me 2 065 dollarë, ari ka fituar përafërsisht 35 për qind në vlerë që nga janari.

>

Performanca e fortë e metalit të çmuar i atribuohet kryesisht rritjes së tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe një zhvendosje graduale nga politikat e shtrënguara monetare./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPërmbytjet në Spanjë, bllokohet edhe ekipi i Kosovës


You may also like