FOKUS – BSW: Gjermania nuk ka miratuar eksportet e armëve të luftës në Izrael që nga marsi

by admin
Spread the love

BERLIN, 19 shtator /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane nuk ka miratuar asnjë vendim për eksportin e armëve luftarake në Izrael që nga marsi, sipas përgjigjeve të një hetimi parlamentar të kryer nga një anëtar i partisë së re Aleancëa Sahra Wagenknecht (BSW).

Armët e luftës janë krijuar në mënyrë eksplicite për luftë, të tilla si pushkë, raketa, anije luftarake, bomba apo municione. BSW ka kundërshtuar fuqishëm eksportet e armëve në Izrael.

“Qeveria e koalicionit të qendrës së majtë, e udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz, një socialdemokrat, miratoi dërgimin e armëve luftarake me vlerë 32,449 euro nga fillimi i vitit deri më 21 gusht”, sipas burimit.

Por, miratimet erdhën në janar për armët me vlerë 30,449 euro dhe ne shkurt për 2,000 euro.

Informacioni erdhi nga përgjigjet e dhëna nga Ministria e Ekonomisë ndaj pyetjeve të bëra nga ligjvënësi i BSW, Sevim Dagdelen.

Që nga fillimi i vitit, qeveria e Scholz miratoi dërgimin e pajisjeve të tjera ushtarake me vlerë 14,42 milionë euro në Izrael.

Dërgesa përfshin helmeta, jelek mbrojtës ose automjete të paarmatosura. Të dhënat nga Ministria e Ekonomisë bazohen në përgjigjet e dhëna Dagdelen nga 9 prilli dhe 10 shtatori.

Gjatë muajve të fundit, qeveria gjermane ka theksuar vazhdimisht se ajo do të vendoste për eksportet e armëve luftarake në Izrael – duke marrë parasysh rrethanat – dhe se nuk kishte një ndalim të përgjithshëm të eksportit.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit rikonfirmoi këtë qëndrim dje në mbrëmje, duke thënë se nuk kishte asnjë bojkot gjerman për eksportin e armëve kundër Izraelit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like