FOKUS – Blinken fillon bisedimet në LM mes sulmeve ndërmjet palëve

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon, ndërsa Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah shkëmbyen përsëri zjarr.

Takimi i tyre ishte i pari në një seri “diskutimesh intensive” që pritet të mbajë Blinken në Lindjen e Mesme.

Ai shkroi në X se ”bisedimet do të fokusohen në përfundimin e luftës së Gazës, kthimin e pengjeve të mbetura dhe lehtësimin e vuajtjeve të popullit palestinez”.

Sipas burimeve diplomatike, programi i Blinken përfshin gjithashtu një takim me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman.

Konflikti është rritur në të gjithë rajonin pas sulmeve të 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor nga organizata terroriste Hamas.

>

Milicia e Hezbollahut, aleate me Iranin dhe Hamasin, ka thënë se do të pushojë sulmet e saj ndaj Izraelit vetëm nëse bihet dakord për një armëpushim për Gazën.

Por raundet e mëparshme të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari nuk kanë bërë asnjë përparim.

Mediat izraelite raportuan se ushtria mund të përfundojë ofensivën e saj tokësore në Liban brenda javësh, por se tërheqja e trupave duhet të shoqërohet me një marrëveshje politike.

Hezbollahu thuhet se është mposhtur kryesisht në zonat në veri të kufirit, por milicia ka ende aftësinë për të sulmuar Izraelin me raketa dhe drone.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like