FOKUS – BBC shkurton sërish dhjetëra vende pune për gazetarët

by admin
Spread the love

LONDËR, 16 tetor /ATSH-ANSA/ – Më shumë shkurtime të vendeve të punës në BBC, transmetuesi historik britanik dhe modeli i shërbimit publik në Perëndim, drejtuesit e të cilit njoftuan sot largimin e 100 pozicioneve të tjera gazetareske dhe anulimin e një programi historik si HARDtalk, një format që ka vendosur standarde dhe që ishte i bazuar në një intervistë të thellë me një personazh të vetëm publik.

Shkurtimet e reja i shtohen atyre të viteve dhe muajve të kaluar të mijëra punonjësve, nga mbi 40 000 të punësuar, përfshirë teknikë, reporterë dhe administratorë.

Po ashtu edhe përgjysmimi i programeve si Newsnight, flamuri i analizës së thelluar të mbrëmjes, i reduktuar në orarin e tij në 30 minuta kohëzgjatje.

>

Një prirje e denoncuar si “serioze” nga Philippa Childes, drejtuese e sindikatës BECTU, e cila njeh nevojën aktuale të BBC-së “për të kursyer” në kosto, por ankohet për ndikimin e shkurtimeve në ato shërbime që kontribuojnë në imazhin kombëtar dhe global të BBC-së.

Ekipi menaxhues vazhdon të ankohet për reduktimin e përgjithshëm të burimeve.

Burime që ekzekutivi i ri laburist i Keir Starmer, edhe pse më pak kritik për rolin e BBC-së në krahasim me konservatorët, duket se nuk ka synimin ose është në gjendje t’i rrisë për momentin, pavarësisht paralajmërimit nga kompania.

Sipas drejtorit të përgjithshëm, Tim Davie, tkurrja e fondeve publike të destinuara veçanërisht për Shërbimin Botëror rrezikon të promovojë “ndikimin e Kinës dhe Rusisë” në informacionin ndërkombëtar./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like