FOKUS – Autoritetet amerikane paralajmërojnë ndërhyrjen ruse në fushatën zgjedhore

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Vetëm pak ditë kanë mbetur para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, agjencitë e inteligjencës së Uashingtonit po paralajmërojnë për dezinformata të synuara që vijnë nga Rusia.

Agjencitë fajësuan Rusinë për një video që “paraqiste në mënyrë të rreme individë që pretendonin se ishin nga Haiti dhe votonin ilegalisht në disa qarqe të Gjeorgjisë”.

Një tjetër video e fabrikuar akuzoi në mënyrë të rreme “një individ të lidhur me kandidaturën presidenciale demokrate për marrjen e ryshfetit nga një artist amerikan”.

Agjencitë nuk dhanë detaje në deklaratën e tyre, por mediat amerikane thanë se videoja që filloi të qarkullonte në fund të kësaj jave sugjeronte se nënpresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj kishin marrë një ryshfet 500 000 dollarë nga artisti Sean “Diddy” Combs.

>

Në deklaratën e përbashkët, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës fajësuan “aktorët me ndikim rusë” për videot.

”Këto raste ishin pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga Moska për të ngritur pyetje të pabaza në lidhje me integritetin e zgjedhjeve në SHBA dhe për të nxitur përçarje mes amerikanëve”, theksuan agjencitë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Mbi 300 mijë punonjës dolën nga informaliteti, rritje dinjitoze të pensioneve


You may also like