FOKUS – Armët e dërguara nga Koreja e Veriut në Rusi arrijnë vlerën e 5,5 miliardë dollarëve

by admin
Spread the love

BERLIN, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Dërgesat e armëve të Koresë së Veriut në Rusi për përdorim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës arrijnë në 5,5 miliardë dollarë, sipas një studimi të publikuar nga fondacioni ”Friedrich-Naumann”.

Raporti “Putin’s Partner” nga fondacioni gjerman, i cili konsiderohet i afërt me partinë Demokratët e Lirë (FDP), pro biznesit, të udhëhequr nga ministri i Financave Christian Lindner, parashikoi se vlera e eksporteve të Koresë së Veriut mund të rritet me qindra miliona dollarë përmes një dislokim të mundshëm të trupave të saj në Ukrainë.

Për studimin, Olena Guseinova nga Universiteti i Studimeve të Huaja ”Hankuk”, në Seul, vlerësoi raportet e shërbimeve sekrete, dokumentet e zbuluara dhe çmimet e municioneve nga marrëveshjet e mëparshme të armëve të Koresë së Veriut.

>

Bazuar në këtë, ajo vlerësoi se vëllimi i dërgesave të armëve të Koresë së Veriut në Rusi që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia filloi luftën, ishte midis 1,7 miliardë dhe 5,5 miliardë dollarë.

Koreja e Veriut nuk publikon të dhëna për eksportet e saj të armëve, duke e bërë pothuajse të pamundur një vlerësim më të saktë.

Koreja e Veriut mbështet ushtrinë ruse kryesisht me predha artilerie dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi, sipas agjencisë së inteligjencës së Koresë së Jugut, e cila e bazon raportimin e saj pjesërisht në fotot satelitore që gjurmojnë dërgesat midis Koresë së Veriut dhe Rusisë./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like