FOKUS – Applebaum: Evropa të jetë e pavarur nga SHBA

by admin
Spread the love

FRANKFURT, 19 tetor /ATSH-DPA/ – Historiania dhe gazetarja polako-amerikane, Anne Applebaum beson se Evropa duhet të ndalojë së mbështeturi te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Applebaum, e cila fitoi një çmim ”Pulitzer” për librin e saj mbi një histori të sistemit Gulag të kampeve të punës në burgjet e Bashkimit Sovjetik, tha se ”që Evropa të ruajë statusin e saj si një bastion i demokracisë liberale, duhet të përgatitet për ta bërë këtë në mënyrë të pavarur”.

Applebaum do të nderohet sot me Çmimin e Paqes të Biznesit Gjerman të Librit.

Çmimi ndahet tradicionalisht në fund të Panairit të Librit në Frankfurt, një nga ngjarjet më të mëdha të industrisë botuese në botë.

60-vjeçarja shprehu pasiguri në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA, duke vënë në dukje se gara është shumë afër për të thirrur.

>

Megjithatë, ajo theksoi rëndësinë që evropianët të zhvillojnë një plan rezervë për vetëmbrojtje dhe stabilitet ekonomik, pavarësisht nëse kandidatja presidenciale demokrate Kamala Harris apo republikani Donald Trump fiton zgjedhjet e 5 nëntorit.

Applebaum u lind nga prindër hebrenj në Uashington në vitin 1964.

Ajo është e martuar me ministrin e Jashtëm polak, Radosław Sikorski.

Gazetarja fitoi një çmim Pulitzer për librin e saj të vitit 2003 “Gulag: A History”.

Librat e tjerë të saj përfshijnë “Uria e Kuqe: Lufta e Stalinit në Ukrainë” (2017), “Muzgu i Demokracisë” (2020) dhe “Autocracy, Inc.” (2024)./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like