FLORIDA – Koha për evakuim po mbaron, ndërsa uragani Milton po afrohet

by admin
Spread the love

TAMPA (Florida), 9 tetor /ATSH/ – Shira të vazhdueshëm dhe erëra të fuqishme filluan të fryjnë në zonën e Gjirit të Tampas sot në mëngjes, ndërsa një uragan i fuqishëm Milton u përplas me një potencial të katastrofik në bregun perëndimor të Floridës, ku disa banorë këmbëngulën se do të qëndronin, edhe pse miliona prej tyre u urdhëruan të evakuoheshin, sipas AP.

”Të prekurit do të përballen me shanse të zymta për të mbijetuar”, thanë zyrtarët.

Rajoni i Tampa Bay, shtëpia e më shumë se 3,3 milionë njerëzve, nuk ka parë një goditje të drejtpërdrejtë nga një uragan i madh për më shumë se një shekull.

”Milton u luhat midis kategorive 4 dhe 5 ndërsa afrohej, por pavarësisht nga dallimi në shpejtësinë e erës, ai do të jetë një stuhi e madhe dhe jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve,

”Ata që u goditën me grusht gjatë uraganit Helene, ky do të jetë një nokaut. Ju duhet të dilni jashtë dhe duhet të dilni tani”, tha Cathie Perkins, drejtoreshë e menaxhimit të urgjencës në kontenë Pinella.

”Urat kryesore rreth Gjirit të Tampas do të mbyllen pasdite”, tha ajo.

”Strehimoret publike janë të hapura për të evakuuarit. Banorët nuk duhet të ndiejnë lehtësim për shkak të indikacioneve që qendra e Milton mund të dalë në breg në jug të Tampas”, shtoi Perkins.

”Milton është përqendruar rreth 365 kilometra në jugperëndim të Tampas, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 250 km/h, vetëm 3-4 km/h larg statusit të kategorisë 5”, raportoi qendra e uraganeve./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like