Flamurtari mposht rivalet shkodrane – Shqip

by admin
Spread the love

Janë luajtur sot pasdite dy nga tri takimet e javës së katërt të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Tirana kampione fitoi pa probleme 81-61 ndaj Elbasanit në “Fahrie Hoti”, duke korrur suksesin e katërt sezonal.

Një ndeshje pa histori, komanduar nga vajzat bardheblu gjatë gjithë kohës. Pesë basketbolliste të Tiranës realizuan mbi 10 pikë, ndërsa për Elbasanin u dallua Hasa me 26 pikë. Tirana udhëheq me 8 pika të plota, shkëputur disi nga rivalet.

Në Vlorë, ekipi i Flamurtarit fitoi me lehtësi 75-39 ndaj Vllaznisë. Ndonëse pritej një përballje më e fortë, në fushë komanduan lojtaret vendase, që e merituan fitoren. Johnson me 16 pikë e Mucenji me 14 pikë u dalluan por vlonjatet.

Kategoria e Parë-Femra, java e 4-t

Tirana – Elbasani, 81-61

>

Flamurtari – Vllaznia, 75-39

Teuta – Partizani, 3 nëntor

Studenti (pushim)

Renditja: Tirana 8 pikë, Partizani 5 pikë, Flamurtari 5 pikë, Vllaznia 5 pikë, Studenti 4 pikë, Teuta 3 pikë, Elbasani 3 pikë.

You may also like