Flakët në Kaliforni kërcënojnë parkun kombëtar

by admin

Të ndihmuar nga reshjet e shiut, ekipet zjarrfikëse po përpiqen të vënë nën kontroll një zjarr të madh, që u përhap nga Kalifornia në Nevadë dhe kërcënon parkun e famshëm “Joshua Trees”, të njohur për pemët ‘joshua’, pemë e familjes halore, e ngjashme me kaktusët,

Ky është zjarri masiv më i madh që ka përfshirë Kaliforninë përgjatë këtij viti. Deri të mërkurën, flakët kishin përfshirë një sipërfaqe toke prej më shumë se 333 kilometrash katrorë, në 30 për qind të kësaj hapësire u bë e mundur vënia nën kontroll e flakëve, njoftuan autoritetet zjarrëfikëse.

Më shumë se sa 400 zjarrëfikësa u angazhuan për shuarjen e zjarrin, pa përdorur buldozerët, mes shqetësimeve për të mos dëmtuar ekosistemin e brishtë të parkut kombëtar të Kalifornisë ku gjenden rreth 200 bimë të rralla.

Zjarri shpërtheu fillimisht në zonën pranë Kanioneve Caruthers, në Kaliforni dhe u përhapën në Nevada.

Zjarri ra fillimisht në toka private, por shkaku mbetet ende i paqartë.

Parku kombëtar i Kalifornisë, Mojave National Preserv, është ndër më të mëdhatë në Shtetet e Bashkuara dhe vitin e kaluar u vizitua nga më shumë se sa 880 mijë vizitorë.

Peizazhi i shkretëtirës është i larmishëm, nga malet dhe kanionet. te dunat e rërës, deri te pyjet e me pemë ‘joshua’. Aty gjendet gjithashtu rreth 10,000 breshka shkretëtire./ voa


Top Channel

You may also like