Fitore dhe mbrëmje fantastike në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Çair.
Për herë të parë në historinë e saj, skuadra e Çairit 2030 e mposhti me 95:94 MZT “Skopje”-n.
Pas një beteje të madhe, duke u luajtur edhe pesë minuta shtesë, Çairasit me një pikë diferencë, me rezultatin përfundimtar 95:94 bënë një sensacion të vërtetë në kampionatin vendor.
E gjithë ndeshja kaloi në paqartësi, në një pjesë të saj, nikoqiri kishte plus tetë pikë, por MZT u rikthye.
>
Në pesë minutat shtesë, nikoqiri ishte më i koncentruar, dhe pikën vendimtare e shënoi Divante Moffit, i cili është edhe individi më i mirë në këtë ndeshje me 31 “kosha”.
Më efikas te MZT Skopje ishin Krstevski me 21 dhe Slay me 18 pikë, ndërsa në kampin e Çair 2030 u dallua Keli me 24 pikë.