Finalja e Championsit 2027 nuk do të luhet në Itali, UEFA zbardh kandidaturat

by admin
Spread the love

Finalja e  Champions League 2027 nuk do të luhet në Itali. Pas “jo”-së së UEFA-s për Milanon, duke pasur parasysh problemet e lidhura me “San Siron”, u fol për mundësinë që akti i fundit i kompeticionit më të mirë evropian për klubi të luhej në stadiumin olimpik të Romës, por siç shihet nga një njoftim zyrtar për shtyp nga Organi evropian, kjo kandidaturë është tërhequr:

 “UEFA konfirmon se ka marrë deklarata interesi nga gjashtë Federata për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2027 dhe finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për femra 2027. Deklaratat e interesit nuk janë detyruese dhe propozimet përfundimtare duhet të dorëzohen me dosjet e aplikimit deri më 19 mars 2025.

Ofertuesit e interesuar:

Finalja e UEFA Champions League 2027

• Azerbajxhani: Baku, Stadiumi Olimpik Baku

• Spanja: Madrid, Metropolitan Stadium

>

Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për femra 2027

• Polonia: Varshavë, Stadiumi Kombëtar

• Spanja: Barcelona, ​​“Camp Nou”

• Zvicra: Bazel, “St. Jakob Park”

• Uells: Cardiff, Stadiumi Kombëtar i Uellsit

You may also like