FFK-ja reagon ndaj KAS-it, paralajmëron largimin  nga KOK-u

by admin
Spread the love

Një ditë pas vendimit të Këshillit për Arbitrazh Sportiv në favor të FC Prishtinës, ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës.

Në reagimin e FFK-së, thuhet se vendimi i KAS-it që funksionon në kuadër të KOK-ut, përmban parregullsi të shumta ligjore e procedurale.

FFK-ja, aludon se vendimi nuk është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e KAS-it, por vetëm nga Jehona Shyti, Eroll Salihu dhe nga një anëtar tjetër, të cilin e ka emëruar Prishtina.

Sipas FFK-së, kjo përbën konflikt interesi pasi Eroll Salihu që është i përfshirë në akuza ndaj këtij institucioni dhe është në procedura gjyqësore kundër tij, ka caktuar si kryesuese të panelit sekretaren e tij, Jehona Shyti.

“Fillimisht, vendimi i KAS-it nuk është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e tij. Këtë vendim nuk e ka nënshkruar z. Fisnik Salihu, i cili është anëtari më i kualifikuar për interpretime ligjore në arbitrazh sportiv në kuadër të këtij paneli. Kjo e bën të qartë se vendimi nuk përfaqëson qëndrimin e të gjithë anëtarëve të panelit dhe reflekton mosmarrëveshje të brendshme”, shkruan FFK.

>

FFK-ja, i bën thirrje KOK-ut dhe KAS-it që të rishikojnë me kujdes këtë vendim dhe të shfaqin qartazi përkushtimin e tyre ndaj parimeve të drejtësisë sportive.

“FFK-ja, në ditët në vijim, do të adresojë këtë vendim pranë institucioneve të drejtësisë në Kosovë përmes një Padie dhe Kallëzimi Penal, si dhe do të njoftojë Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë. Ky veprim synon të parandalojë që individë brenda KAS-it të Komitetit Olimpik të Kosovës të abuzojnë me autorizimet ligjore për qëllime të hakmarrjes ndaj ish-punëdhënësve të tyre dhe për të mbrojtur integritetin e drejtësisë sportive në vend”, vazhdon reagimi i FFK-së.

Në fund, FFK-ja ka paralajmëruar se nëse njëanshmëria dhe mugesa e objektivitetit do të vazhdojnë, atëherë do ta shqyrtoj seriozisht mundësinë e largimit nga KOK-u, me qellim që të mbrojë parimet e drejtësisë dhe zhvillimit të drejtë të futbollit.

You may also like