Fetai: Në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit do të ketë anëtar edhe nga Shoqëria civile

by admin
Spread the love

Me propozim të zëvendëskryeministrit për politika të qeverisjes së mirë Arben Fetai, Qeveria ka aprovuar vendimin me të cilin në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit përfshihet anëtar nga Shoqëria civile.

“Në këtë drejtim Këshilli për bashkëpunim të Qeverisë dhe Shoqërisë civile do të jep nominim të anëtarit nga shoqata e cila së paku 10 vjet ushtron veprimtari në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit. Ky është një hap i rëndësishëm ku sektori civil do të jep kontributin e vet në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit e jo si deri tani ku shoqëria civile ka pasur vetëm rolin e vëzhguesit”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fetai.

MARKETING



You may also like