Festivali i Këngës së RTK-së, vazhdon rrugëtimin me profesionalizëm – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se Festivali i Këngës po e vazhdon rrugëtimin me profesionalizëm, cilësi e vlera artistike.

Çeku, në një postim në Facebook, tha se ky festival, që filloi si vazhdimësi e Akordeve të Kosovës, nuk është vetëm një festë, por një shtëpi e re për artistët, një rrugë e re për të shpërfaqur potencialin në skenën e muzikës.

“Festivali i Këngës po e vazhdon rrugëtimin me profesionalizëm, cilësi e vlera artistike. Mbrëmë nisi edicionin e dytë, duke sjellë një mbrëmje të mrekullueshme muzikore në Prishtinë. Festivali që filloi si vazhdimësi e Akordeve të Kosovës nuk është vetëm një festë, por një shtëpi e re për artistët tanë, një rrugë e re për të arritur më lart, për të shpërfaqur potencialin në skenën e muzikës”, shkruan Çeku në Facebook.

>

Ministri tha se falënderon të gjithë ata që punuan me aq përkushtim që ky festival të na sjellë kaq shumë pozitivistet e energji të mirë.

Sonte mbahet nata e dytë e Festivalit të Këngës, duke filluar në orën 21:00. Nata e parë u karakterizua me një paraqitje të garuesve, të cilët tek publiku sollën emocione.

You may also like