Faljet e Presidentes! Mickoski: “Vezë Qyqesh” nga ish-qeveria!

by admin
Spread the love

Fajin që një nga shefat e narko-grupit “Baron” është gjetur në listën e personave të amnistuar, sipas Kryeministrit Mickoski, e ka qeveria e mëparshme edhe pse vendimi për falje është miratuar gjatë kësaj qeverie. Mickoski, konkretisht nuk tha nëse Ministria e Drejtësisë mban përgjegjësi, për shkak se një nga vërrejtjet e komisionit ishte se nuk u ndihmon në filtrimin e personave që duhet të amnistohen.

“Nëse mendoni për rastin e fundit, atëherë mund t`ju them se ky rast I takon së kaluarës, nuk është aktual, nga qeveria e mëparshme paraqet “vezë qyqesh” që duhet të shpërthejë në këtë periudhë. Duke marrë parasysh procedurën e faljes, por edhe kornizën kohore kur është dërguar mendimi nga Ministria e Drejtësisë, në kohë parazgjedhore, fitohet përshtypja se ky proces është keqpërdorur. Njëkohësisht edhe hapja e detajeve të procedurave nga ana e opozitës, çojnë drejt vendosjes së “vezës së qyqes” në këtë proces”, tha Mickoski.

>

Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë “dritë jeshile” për asnjë të dënuar që ka kërkuar falje. Ministri Igor Filkov dekaroi se ndoshta ka ardhë koha që të bëhen rifreskime të caktuara në Komisionin për falje. Sipas tij, amnistia nuk duhet të jetë cështje e përplasjeve dhe lojrave politike.  /tvklan.mk

You may also like