Faleminderit për atë që ke bërë për Kishën – Shqip

by admin

Papa Françesku me anë të letre i ka shprehur afërsinë shpirtërore Kardinalit Ernest Simoni, për 60-vjetorin e arrestimit të tij nga regjimi komunist në Shqipëri, duke i uruar përzemërsisht Krishtlindjen.

“Faleminderit për dëshminë, faleminderit për ç’ka ke bëre e bën për Kishën. Vijo të jesh ikona gëzimplotë e dashurisë së Krishtit, Bariut të Mirë, që  flijoi jetën për të gjithë. Lutuni për mua, ashtu si edhe unë do të lutem për Ju, e të dy do të lutemi për paqen në botë”, shkruan Ati i Shenjtë në letrën e tij.

Imzot Simoni është Kardinali i dytë shqiptar. U bë Kardinal së bashku me gjashtëmbëdhjetë prelatë të tjerë në 19 Nëntor 2016 nga Papa Françesku.

Tv Klan

You may also like