Euroliga në RTSH: Gabon Kampaco, fiton Bayern

by admin
Spread the love

Euroliga e Basketbollit të meshkujve, në sezonin e dytë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, ka dhënë emocione të mëdha që në javën e parë. Bajern Mynih – Real Madrid një sfidë me shumë emocione, por dhe me gafa nga ato lojtarë, të cilët konsiderohen yje të basketbollit europian dhe botëror.

Kampaco në fundin e lojës, i ndëshkuar me teknik përjashtimi për protesta, i heq të drejtën e suksesit Real Madrid, që në fakt në periodën e katërt është munduar të përmbys gjithçka. Deri në fund të periodës së parë e të dytë gjithçka ka qenë e ekuilibruar. 26-29 për Real Madrid perioda e parë dhe 26-22 e dyta për skuadrën vendëse, e cila në pushim ka kryesuar 52-51.

Real Madrid përmbys për momentin në periodën e tretë, që e fiton 12-22 dhe thellon në 64-73. 75-77 dhe më një avantazh të pjesshëm 13-0, Bajern Mynih ka përmbysur në 88-77. Por spanjollët nuk dorëzohen, ndërsa në 8 sekondat e fundit ishin gati-gati në përmbysje, 92-89. Mirëpo gabon Kampaco e në fund suksesi i buzëqesh gjermanëve, 97-89. Napier për gjermanët e Kampaco, përtej gabimit të spanjollit në fund, ishin lojtarët më të mirë të ndeshjes, kurse Euroliga do të jetë dhe të premten në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.

You may also like