
DORTMUND, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Në kontroll të plotë, Portugalia e Cristiano Ronaldos siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Euro2024 duke dominuar 3-0 Turqinë.
Tashmë fituese ndaj Republikës Çeke 2-1 në ditën e parë, Portugalia hapi shpejt rezultatin falë Bernardo Silva (21′), përpara një autogoli nga mbrojtësi Akaydin (28′).
Fernandes (56′), me një ofertë nga Ronaldo, shënoi golin e tretë.
Përballë një skuadre turke të riorganizuar, e cila kishte zgjedhur të vendoste në stol talentin e saj Arda Guler, portugezët u treguan të shpejtë, veçanërisht me disa inkursione nga Leao në të majtë.
Pikërisht nga ana e majtë erdhi sërish goli i parë, me një krosim të Nuno Mendes, i sprapsur nga një mbrojtës, por i shtyrë në rrjetën turke nga Bernardo Silva.
Portugalia përfundon fazën e grupeve kundër Gjeorgjisë të mërkurën, ndërsa Turqisë i duhet të paktën një pikë kundër Republikës Çeke për të kaluar.
Gjeorgjia dhe Republika Çeke barazuan 1-1 në ndeshjen tjetër.
Si fituese e grupeve, Portugalia do të luajë me një vend të tretë në 1/16 në Frankfurt./ a.jor.