ESTONI – Kryeministri bën thirrje për një objektiv më të lartë të NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes

by admin
Spread the love

RIGË, 23 tetor /ATSH-DPA/- Kryeministrja e Estonisë Kristen Michal u bëri thirrje dje aleatëve të NATO-s të rrisin objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes në të paktën 2,5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) deri në samitin e NATO-s e vitit 2025, në Hagë.

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Talin, Michal tha se objektivi aktual, ku secili anëtar shpenzonte të paktën 2% të PBB-së së tij për mbrojtje, nuk i përshtatej më realitetit të situatës së sotme të sigurisë.

“Të gjithë aleatët duhet të shpenzojnë të paktën 2,5%”, tha Michal, duke sugjeruar se objektivi më i lartë duhej të ishte një qëllim i përbashkët.

>

Ai shtoi se kjo do t’u tregonte kundërshtarëve dhe aleatëve se vendosmëria e vendeve të NATO-s nuk duhej të testohej.

Estonia, e cila ndan një kufi me Rusinë, ndihet veçanërisht e kërcënuar që nga pushtimi rus i Ukrainës mbi dy vjet e gjysmë më parë.

Këtë vit, Estonia, me 1,2 milionë banorët e saj, po shpenzon 3,4% të PBB-së së saj për mbrojtje, shumë më lart se objektivi aktual i NATO-s./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like