Është obligim i Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të bëjë hapa përpara në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në përputhje me draftstatutin e BE-së.

Nga BE është thënë se formimi i Asociacionit është obligim i Kosovës nga marrëveshje e vitit 2013 e ratifikuar në Kuvend.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Draft Statutin e BE-së pa vonesa të mëtejshme. BE-ja dëshiron gjithashtu të rikujtojë se Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit është e vlefshme dhe ligjërisht e detyrueshme në tërësinë e saj si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, ka thënë Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri për teve1.

>

Kjo deklaratë e BE-së  është bërë kur janë pyetur për atë që u  shpreh Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca se Kosova s’po trajtohet si shtet nga BE dhe si kanë marrë të drejtën  për hartimin e draft statutit të Asociacionit.

Ajo ka thënë se përmbushja e obligimeve është e detyrueshme për dyja vendet dhe se edhe Serbia pritet të përmbushë obligimet e saj që rrjedhin nga kjo marrëveshje.

“Serbia pritet të përmbushë obligimet e saj që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, paralelisht me Kosovën që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit bazuar në Draft Statutin Evropian, në përputhje me planin e zbatimit të propozuar nga Lehtësuesi i BE-së”, ka deklaruar BE-ja.

You may also like