Është e dukshme që Vuçiq e pengon dialogun me Kosovën, ai bën ndërhyrje edhe në Mal të Zi e BeH – Shqip

by admin
Spread the love

Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në SHBA thotë se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë do të kishte zgjidhje nëse Serbia dhe presidenti i saj do ta trajtonte Kosovën si shtet fqinj, e jo si territor të sajin. 

“Serbia mund të shpallë se respekton autoritetet e Kosovës dhe territorin e Kosovës, ta trajtojë atë në mënyrë fqinjësore. Më pas ajo mund të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska dhe trazirat kundër trupave të KFOR-it. Një gjë e tillë do të ndryshonte në mënyrë dramatike dialogun, edhe pa njohje zyrtare diplomatike”, ka thënë Serwer në një intervistë për Danas.

Por ai thotë se në vend të kësaj, Beogradi bëri krejt të kundërtën.

“Ai vazhdon të vërë në dyshim autoritetin qeverisës dhe territorin e Kosovës në çdo rast”.

E nuk është veç Kosova me të cilin merret vazhdimisht Vuçiqi, sipas Serwer, presidenti serb bën ndërhyrje më të ashpra edhe në Mal të Zi e Bosnje e Hercegovinë.

>

“Ndërhyrja në Mal të Zi është e dukshme. Ndërhyrja në Bosnje dhe Hercegovinë është disi më pak e dukshme, por kjo ndodh sepse Milorad Dodik më së shumti bën atë që dëshiron Vuçiq. Ai aspiron një “botë serbe”, që do të thotë se Beogradi de facto kontrollon popullsinë serbe në vendet fqinje. Ai po bën shumë progres në këtë drejtim”.

Serwer foli edhe për refuzimin e Vuçiqit në samitin e BRICS-it. Thotë se askujt në Perëndim nuk i intereson nëse Vuçiq do të shkonte në samitin e BRICS.

“Sigurisht, ai mund të përpiqet t’ua shesë këtë diplomatëve si pjesë të narrativës së tij të rreme të “kthimit në Perëndim””, thotë profesori amerikan.

Serwr thotë se Vuçiq e ka marrë lejen nga Moska për t’u ulur në dy karrige.

“Moska ka vendosur që do të tolerojë edhe qasjen “dy karrige” të Vuçiqit. Por ndryshe nga Uashingtoni, Vuçiq i jep Moskës pjesën më të madhe të asaj që dëshiron”.

You may also like